Zjarr i madh në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre, era favorizon përhapjen
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pretendimin e bllokimit të pagave të magjistratës dhe punonjësve të drejtësisë.
Rama ka shkruar se çdo institucion ka vendin e tij, teksa shton se “Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit”.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shkruan Rama krahas videos së ministrit Gogu.
Top Channel