Dinamo ka mposhtur 2-1 Elbasanin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e tretë të kampionatit. Skuadra kryeqytetase përmbysi avantazhin e verdhebluve dhe regjistroi fitoren e dytë sezonale, duke shkuar në 6 pikë.

Elbasani kaloi i pari në avantazh në minutën e 25-të. Nikaj përfitoi nga një top i gjatë në thellësi dhe, pasi doli përballë Teqjes, e kaloi topin mbi portierin e Dinamos.

Reagimi i bluve erdhi në minutën e 37-të. Pas një goditjeje nga këndi, topi përfundoi te Berisha, i cili gjuajti dhe barazoi rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1.

Në fraksionin e dytë, Dinamo kërkoi më shumë golin dhe e gjeti në minutën e 64-t. Pas një tjetër goditjeje nga këndi, Hoxhallari gjuajti me kokë dhe topi përfundoi te Vila, i cili e devijoi në rrjetë për përmbysjen e rezultatit.

Elbasani tentoi të reagonte në minutat e mbetura, por Dinamo arriti të ruante avantazhin deri në fund.

Me këtë fitore, Dinamo shkon në 6 pikë pas tri ndeshjeve të para të kampionatit, ndërsa Elbasani mbetet me 2 pikë.

Rezultati:

Dinamo 2-1 Elbasani

Berisha 37’, Vila 64’ / Nikaj 25’

Top Channel