Ornella Muti mahnit me pamjen e saj/ Në moshën 71-vjeçare, aktorja italiane shkëlqen me buzëkuq të kuq
Heidi Klum po shijon pushimet e saj dhe ka ndarë me ndjekësit një video nga hoteli ku po qëndron, duke tërhequr vëmendjen me pozat e saj sensuale.
Në videon e publikuar në Instagram, 53-vjeçarja shfaqet me shpinën kthyer nga kamera, teksa hap perdet e dhomës dhe më pas ecën ngadalë drejt skajit të tarracës. E veshur me bikini ngjyrë vjollcë dhe me një çantë mbi shpatull, modelja ndalet për pak çaste për të shijuar pamjen.
Klum më pas kreh flokët me duar dhe, në pamjet e tjera, kthen fytyrën nga kamera përpara se të rikthehet në dhomën e saj.
“Ditë e bukur vere. Dua që të mos mbarojë kurrë”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos.
Kohët e fundit, modelja ka ndarë në rrjetet sociale materiale gjithnjë e më të guximshme nga pushimet e saj.
Disa ditë më parë, Klum publikoi edhe një fotografi ku pozonte pa bluzë, ndërsa kishte veshur vetëm të brendshme dhe një shall që i mbulonte pjesërisht gjoksin. Në imazh, ajo shfaqej me sytë mbyllur dhe rrezet e diellit që krijonin një efekt hijesh në fytyrën e saj.
“Mirëmëngjes”, shkroi Klum në atë postim.
Top Channel