Nga Eduard Zaloshnja

Prej një analize të Internetit, bërë nga specialisti IT që më ndihmon për sondazhet e mia, rezultoi se Edi Rama, qeveria e tij dhe PS-ja janë sulmuar shumë muajt e fundit. Në faqe mediash kombëtare e ndërkombëtare, në portale dhe në rrjete sociale, kanë mbizotëruar lajme/komente negative për ta!

Por çfarë tregojnë sondazhet nga terreni i vendit, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët e zakonshëm?
Dy sondazhe të zhvilluara së fundmi, realizuar përmes shpërndarjes së linkut të pyetësorit me SMS krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol, më kanë treguar përafërsisht se:

• NQS zhvillohen zgjedhje parlamentare të parakohëshme, rreth 700 mijë banorë të rritur të vendit janë gati të votojnë qysh sot për PS-në. Ndërkohë, vetëm 300 mijë janë gati të votojnë për PD-ASHM-në

• Pavarësisht sesi mund të ndryshojnë kufijtë e bashkive, rreth 660 mijë banorë të rritur të vendit janë gati të votojnë për kryebashkiakë socialistë. Ndërkohë, vetëm 330 mijë janë gati të votojnë për kandidatë opozitarë.

SHËNIM: Në sondazhet e sipërcituara, nuk u përfshinë as “Partia Bulevardore” dhe as kandidatët e saj potencialë për kryebashkiakë – sepse ajo/ata ende nuk kanë janë shfaqur publikisht…

Top Channel