Banesa pranë QSUT-së përfshihet nga flakët, zjarri rrezikoi edhe një restorant
Policia ka zbardhur detajet e ngjarjes që ndodhi pasditen e ditës së sotme në liqenin e Komani, ku dy mjete lundruese u përplasën me njëra-tjetrën.
Blutë bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pjesa tjetër e shtetasve që ndodheshin në bordet e dy mjeteve nuk kanë pësuar dëmtime.
Njoftimi i Policisë:
Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.
Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel