E ardhmja e Shpendit te Cesena, ja çfarë çmimi i ka vendosur klubi italian sulmuesit shqiptar
Punimet për fushën e re në Air Albania Stadium po vijojnë me shumë ritëm me impiantin që po shkon drejt fazës përfundimtare të projektit.Pas mbjelljes së barit natyral, specialistët po punojnë vazhdimisht për zhvillimin dhe konsolidimin e sipërfaqes.
Procesi përfshin kositjen dhe mbledhjen e barit, ujitjen, mirëmbajtjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të fushës, në mënyrë që ajo të arrijë parametrat optimalë.
Paralelisht, po vijon edhe procesi i ndriçimit me llampa speciale për rritjen dhe zhvillimin e barit, një element i rëndësishëm për garantimin e kushteve optimale të fushës.
Punimet dhe mirëmbajtja do të vijojnë edhe gjatë javëve në vazhdim, ndërsa “Air Albania” synohet të jetë plotësisht gati gjatë muajit shtator.
Fusha e re e ‘Air Albania Stadium’ është një tjetër investim i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në funksion të modernizimit të infrastrukturës dhe përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.
Top Channel