Riaktivizimi i zjarrit në Abazë të Krujës, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve
13/08/2026 09:10
Në vatrën e zjarrit në Abaze të Krujës vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka për të shuar flakët që riaktivizohen herë pas here, për shkak të trungjeve të pemëve të djegura.
E vështirë të flitet për situatën për shkak të riaktivizimit të herëpashershëm të zjarrit, por nënkryetarja e bashkisë Krujë Yllka Kukalaj shprehet se aktualisht nuk rrezikohen banesat në zonë dhe ndërhyrja vazhdon nga ajri dhe toka për vënien nën kontroll të flakëve.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë nga toka dhe helikopteri i Forcave Ajrore po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve në këtë zonë.
Top Channel