“Mos u përçani”/ Dita e 75-të e tubimit në Tiranë, protestuesit mbajnë fjalime përpara Kryeministrisë
13/08/2026 20:14
Është mbajtur dita e 75-të e tubimit kundër klasave politike.
Ashtu si çdo ditë, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Në podiumin e vendosur përpara godinës, disa prej tyre mbajtën fjalën, duke i lidhur edhe me tensionet e një dite më parë.
Pas fjalimeve, ata nisën edhe marshimin e tyre të përhershëm në rrugët e Tiranës.
Top Channel