Protesta në Tiranë, 3 të lënduar gjatë ditës së sotme, mes tyre një i mitur dhe një përfaqësues i medias

19/10/2026 21:20

Tre persona, mes tyre një i mitur dhe një përfaqësues i medias, kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur katër kalimtarë, ndërsa në QSUT kanë marrë trajtim një efektiv policie, një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias.

Të gjithë të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme. Ndërkohë, që prej 13 tetorit, numri i përgjithshëm i të lënduarve gjatë protestave ka arritur në 310 persona.

Njoftimi i QSUT:

PËRDITËSIM mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës së datës 19.10.2026, ora 21:00

Spitali Universitar i Traumës:

Në Spitalin Universitar të Traumës sot janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 4 kalimtarë.

Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.

Aktualisht, në SUT ndodhen 2 kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.

Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”:

Ditën e sotme janë paraqitur 3 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore, nga të cilët:

  • 1 efektiv policie
  • 1 protestues (i mitur)
  • 1 përfaqësues i medias

Aktualisht, të gjithë janë gjendje shëndetësore stabël.

Total të lënduar që prej 13 tetorit: 310

* 191 punonjës të Policisë;

* 88 protestues,

* 31 kalimtarë.

Top Channel