Shqipëria nën flakë! Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret jashtë kontrollit po u afrohen banesave. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin

12/08/2026 22:50

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë orëve të pasdites zonën e Priskës së Madhe fshati Daias në Tiranë.

Situatë alarmante është edhe në zonën e Gurrës, mes fshatit Daias dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës, ku një kodër është përfshirë nga flakët e mëdha.

Zjarri po përhapet në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa poshtë kodrës ndodhen banesa dhe biznese, duke rritur rrezikun. Flakët janë afruar pranë Lundrës në Tiranë dhe po u afrohet banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë, pasi flakët jashtë kontrollit.

Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shkak të relievit, automjetet e emergjencës e kanë të pamundur të afrohen në zonën ku vijon të përhapet zjarri.

Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën. Vatrat riaktivizohen nga era herë pas here, teksa helikopterët hedhin ujë pranë banesave që të mos përhapet zjarri.

Zjarrfikëset e Elbasanit i bashkohen ekipeve në Priskë të Tiranës për shuarjen e flakëve, pasi situata në terren është e vështirë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë nën kontroll flakët, bashkë me një helikopter të Forcës Ajrore. Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.

Përveç Tiranës, situata e vështirë me zjarret vijon edhe në Krujë, Dibër dhe Patos. Ministria e Mbrojtjes raporton për 10 vatra aktive në orët e fundit, ndërsa në terren janë angazhuar mbi 500 forca operacionale, 5 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.

Kruja vijon përballjen me zjarret prej disa ditësh. Dhjetëra efektivë dhe dy helikopterë po punojnë në terren për shuarjen e flakëve. Situata më problematike paraqitet në fshatin Abazë, ku bashkia urdhëroi dhe evakuimin e banorëve.

Edhe në Lurë të Dibrës prej shumë orësh vijon një nga operacionet më të rëndësishme, teksa flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar. Në zonë, përveç dhjetëra zjarrfikësve dhe policisë, po luftojnë me flakët edhe dy avionët Air Tractor. Forcat janë pozicionuar pranë banesave që mund të rrezikohen.

Situatë e rënduar është edhe në Drenie të Bashkisë Patos. Pamjet nga zona tregojnë sipërfaqe të tëra mes flakëve, ndërsa në terren po punojnë forca të shumta të emergjencave.

22:36 Zjarr në Vaun e Dejës/ Era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohen banesat e zonës

Një zjarr problematik ka rënë mbrëmjen e sotme në dalje të Vaut të Dejës, sapo nis rruga në drejtim të Komanit.

22:11 Dy vatra zjarri brenda një dite në Cërrik, flakët rrezikuan banesa dhe një pikë servisi në Shalës

Dy raste zjarri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në territorin e Bashkisë Cërrik, duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse.

21:52 Situata kritike në Krujë, banorët i bashkohen zjarrfikësve në luftën për shuarjen e flakëve

Situata paraqitet kritike në lagjen “Abaze” të Krujës, ku zjarri vijon të përhapet dhe flakët janë afruar pranë banesave të zonës.

21:44 Zjarri në Drenie të Patosit, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka, dhjetëra efektivë në terren

Operacioni për shuarjen e zjarrit në Drenie, në bashkinë Patos, vijon nga toka, me angazhimin e forcave zjarrfikëse dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura.

21:42 Zjarri në rrethinat e Tiranës, situata jashtë kontrollit! Flakët i afrohen banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë

Situatë alarmante është në zonën e Gurrës, mes fshatit Daias dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës, ku një kodër është përfshirë nga flakët e mëdha.

12:26 Zjarret në vend nga veriu në jug, Ministria e Mbrojtjes: 531 forca operacionale në terren, të angazhuar helikopterë dhe dy avionë Air Tractor

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se si vijon situata e zjarreve në vendin tonë gjatë 11 orëve të fundit, teksa aktive janë ende 10 vatra.

19:16 Video/ Pamje apokaliptike në rrethinat e Tiranës! Lufta me flakët vazhdon, zjarrfikësve i kërkohet të largohen

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në rrethinat e Tiranës, në Daias. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar edhe probleme për zjarrfikësit.

17:47 Situata me zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve që rrezikohen nga flakët

Ka nisur evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze” të Krujës, për shkak të rrezikut që paraqet zjarri që ka përfshirë zonën.

14:50 Nga Dajti te Dibra e Patosi, vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor në terren

Nëntë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

12:42 Riaktivizohet zjarri në Halil të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për të mbrojtur banesat

Riaktivizohet sërish zjarri në Bojë, në fshatin Halil të Krujës. Forcat zjarrfikëse kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim mbajtjen e zjarrit sa më larg banesave të fshatit.

12:41 Zjarri në Drenije të Patosit avancon drejt Gjinoqarës dhe Ngracies, ndërhyrje edhe nga ajri

Vijon me intensitet të lartë zjarri në fshatin Drenije, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

11:00 Përkeqësohet situata në Abazaj të Krujës, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri pas riaktivizimit të vatrave të zjarrit

Përkeqësohet situata në Abaze të Krujës dhe vëmendja është përqendruar sërish në këtë zonë prej mëngjesit të sotëm.

10:53 Zjarri përfshin pyjet e Lurës prej dy ditësh, qindra hektarë të djegur, ndërhyrja vështirësohet nga terreni malor

Prej dy ditësh, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pyjet dhe kullotat në zonën e Lurës, në Dibër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur qindra hektarë sipërfaqe pyjore dhe kullota.

10:13 Zjarret në Lurë, dy avionë furnizohen me ujë në liqenin e Kukësit për ndërhyrjen nga ajri

Dy avionë janë parë këtë mëngjes duke fluturuar mbi liqenin e Kukësit, në kuadër të operacionit për shuarjen e zjarreve në zonën e Lurës.

10:08 Flakët shuhen në “Lëndinën e Madhe” të Devollit, 18 forca dhe 2 mjete mbajnë nën kontroll zonën

Situata e zjarrit në zonën “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë, paraqitet e normalizuar. Flakët janë shuar dhe nuk raportohet për përhapje të mëtejshme në sipërfaqen pyjore.

09:41 Zjarri në Drenije të Patosit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët

Vijon operacioni për izolimin e zjarrit në fshatin Drenije të Patosit, Fier, ku flakët janë zgjeruar gjatë natës në thellësi të masivit pyjor, në drejtim të Gjinoqares dhe Ngracies.

09:11 Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 9 mbeten aktive në disa qarqe të vendit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive.

Top Channel