Riaktivizohet zjarri në Halil të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për të mbrojtur banesat

12/08/2026 12:42

Riaktivizohet sërish zjarri në Bojë, në fshatin Halil të Krujës.

Forcat zjarrfikëse kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim mbajtjen e zjarrit sa më larg banesave të fshatit.

Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Top Channel