Zjarri përfshin pyjet e Lurës prej dy ditësh, qindra hektarë të djegur, ndërhyrja vështirësohet nga terreni malor
12/08/2026 10:53
Prej dy ditësh, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pyjet dhe kullotat në zonën e Lurës, në Dibër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur qindra hektarë sipërfaqe pyjore dhe kullota.
Sipas Emergjencave Civile, temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të vështirë.
Në terren janë angazhuar 140 forca dhe 2 avion “Kanasair”, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pamundësisë për të ndërhyrë në disa zona nga toka, operacioni po mbështetet edhe nga ajri.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa puna për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit vazhdon.
Top Channel