Zjarr në Vaun e Dejës/ Era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohen banesat e zonës
12/08/2026 22:36
Një zjarr problematik ka rënë mbrëmjen e sotme në dalje të Vaut të Dejës, sapo nis rruga në drejtim të Komanit.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat janë shtrirë në një masiv të madh pyjor, duke rrezikuar edhe banesat pranë zonës.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Vaut të Dejës kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të Shkodrës, ndërsa për shkak të situatës është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë e tjera.
Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.
Top Channel