Protestat në bashkitë që preken nga Reforma Territoriale, Rama nis sot takimet konsultative, zbulohen detajet

12/08/2026 12:11

Kryeministri Edi Rama nis sot disa takime konsultative për propozimin e Reformës Administrative.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, mëson se në takimin e sotëm do të marrin pjesë disa kryebashkiakë. Kryeministri Edi Rama shihet i shoqëruar nga bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku.

Burime qeveritare konfirmuan se takimi do të mbahet në Kuç të Vlorës.

Propozimi reformës së re administrative  i cili për tre muaj është në fazë konsultimi, ka prodhuar një mori me pakënaqësi në ato bashki të cilat propozohen të shkrihen.

Top Channel