“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, reagon sërish Rama pas publikimit të renditjes: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

11/08/2026 20:41

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vend të parë në nivel global për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.

Duke i cilësuar kritikët si “urrejtës”, kreu i qeverisë thekson se klasifikimi nuk është produkt propagande, por bazohet në një metodologji ndërkombëtare që vlerëson kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit në fushën e sigurisë kibernetike.

“Një shënim i nevojshëm për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave, që u vërsulën si tufa sorrash e korbash me turlilloj krra-krrash. Në fakt renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll. E vendos një metodologji ndërkombëtare, me 98.33 pikë, të matura mbi kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit. Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por tabela nuk ndryshon pse ata derdhin mllef e jargë mbi pasqyrat e tyre digjitale”.

Përmes ironisë, kryeministri Rama shprehet se nuk ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve, që sipas tij, duan ta shohin Shqipërinë në fund.

“Mund të jetë e dhimbshme të jesh troll i një shteti që del në krye të klasifikimit botëror pikërisht në aftësinë mbrojtëse nga trillimet malinje, por s’ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve. Kështu që vazhdoni, forca, çdo koment i juaji është një klikim më shumë, një provë më shumë, dhe një buzëqeshje më shumë për mua, në këtë ditë të bukur arritjeje fantastike”.

Gjatë të martës, kryeministri Edi Rama publikoi rezultatet e National Cyber Security Index për sigurinë kibernetike, ku flamuri kuqezi kryesonte me 98.33 pikë. Pas Shqipërisë renditej Çekia, Kandaja dhe Estonia.

“Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë”, shkroi më herët kryeministri Rama, teksa theksoi se përparimi erdhi pas sulmit kibernetik iranian në vitin 2022, kur ndodhi, sipas tij, kthesa epokale. Rama vlerësoi edhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtar për rrugëtimin e Shqipërisë ndër vite me investime në infrastrukturën shtetërore digjitale, mbi të gjitha partneritetin e ngushtë me izraelitët për të ndërtuar arkitekturën e re inovative të mbrojtjes në vend.

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "III national.cybersecurityindex national cyber security index NCSI 1. Albania 98.33 1st PDF DF Nationa Cyber T2 Security Index Global Cybersecurity Index 62nd 84th E-Government Development Index Network Readiness Index 98% 87% 80% 45%"

Top Channel