Anija romake del nga thellësia, zbulohen qindra amfora vere në rrënojat 2100-vjeçare pranë brigjeve të Siçilisë

09/08/2026 13:42

Zhytësit italianë kanë zbuluar pranë brigjeve të Siçilisë mbetjet e një anijeje romake rreth 2100-vjeçare.

Rrënojat u gjetën në thellësinë 46 metra, me qindra amfora që përdoreshin kryesisht për transportimin e verës. Ministri italian i Kulturës e cilësoi gjetjen si një nga zbulimet më të rëndësishme të arkeologjisë nënujore të viteve të fundit.
Anija romake rreth 2,100-vjeçare, kishte në bord qindra amfora të ruajtura mirë.

Anija u gjet rreth pesë kilometra larg bregdetit të Mazara del Vallo, në një thellësi prej 46 metrash. Sipas vlerësimeve paraprake, ajo daton midis shekujve II dhe I para Krishtit. Zbulimi u bë pas informacioneve të dhëna nga peshkatarët dhe më pas u verifikua nga zhytësit e njësisë së policisë së Palermos për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Anija mendohet të jetë rreth 21 metra e gjatë dhe gjashtë metra e gjerë.

Ngarkesa e saj përbëhet kryesisht nga amfora të tipit Dressel 1A, enë të larta dhe cilindrike që në periudhën romake përdoreshin kryesisht për transportimin e verës. Peshkatarët treguan se e gjetën rastësisht anijen e fundosur. Dukshmëria nën ujë ishte e kufizuar, por, sapo u afrua, pa poshtë tij një sipërfaqe të madhe të mbuluar me amfora.

Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, e cilësoi gjetjen si një nga zbulimet më të rëndësishme të arkeologjisë nënujore gjatë viteve të fundit.

Top Channel