Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
08/08/2026 16:45
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një person rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima i identifikuar si Johan Zuko, është qëlluar me një armë kallashnikov. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.
Top Channel