Zbardhen detaje nga vrasja në Korçë, identifikohet viktima, 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura
Mbështetës të 32-vjeçares turke, e cila u la në nurg nga Gjykata e Tiranës pasi u arrestua në Tinas, protestuan para Ambasadës Shqiptare në Francë, duke kërkuar lirimin e saj.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ata qëndruan për pak çaste para ambienteve të Ambasadës Shqiptare, ku shprehën kundërshtimin ndaj vendimit për mbajtjen e 32-vjeçares në burg.
Gjykata e Dhomës Penale në Tiranë, la në qeli një ditë më parë 32-vjeçaren turke Julide Yazici, pasi është dënuar në vendin e saj me burg për lidhje me organizatë terroriste.
E reja me profesion mësuese, dyshohet për dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe është arrestuar për llogari të shtetit Turk si e kërkuar.

Yazici rezulton e dënuar me katër vjet burgim për këto vepra, ndërsa i kanë mbetur pa kryer edhe tre vjet 5 muaj e 22 ditë.
Ajo është arrestuar për qëllime ekstradimi dhe u arrestua në Rinas teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Nga verifikimet në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja.

Një burim pranë Interpol Ankara i tregoi gazetares Hoxha se para shtatë vitesh e dyshuara ka qentë studente dhe ka marrë pjesë në protestat kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Për këtë ajo kishte marrë azil politik në Francë. Avokati i saj Artan Shllaku deklaroi se do kërkojë lirimin e menjëhershëm dhe mos ekstradimin e saj pasi i rrezikohet jeta.
Top Channel