Të shtënat në Korçë që i morën jetën 20-vjeçarit, Policia identifikon autorin e dyshuar, tre persona shoqërohen në Komisariat
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 20-vjeçari Johan Zuko.
Viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para ngjarjes. Gazetarja Dhorjela Çule, raporton se Zuko dyshohet se ka pasur me vete edhe një thikë. Thika është gjetur në dorën e viktimës pas ngjarjes dhe është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.
Viktima ka marrë vetëm një plagë në pjesën e poshtme të shpatullës, plumb i cili i ka dalë nga ana tjetër.
Autori e ka qëlluar nga pas viktimën, teksa 20 vjeçari ngjiste shkallët, në kat të tretë.
Mësohet se 20-vjeçari ishte mobilizuar si ushtar prej më shumë se një viti dhe vetëm dy muaj më parë kishte lënë detyrën pasi do shkonte tek i vëllai në Angli.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes.
Top Channel