Flakët pranë Athinës, në paraburgim kryebashkiaku i Stylidës, akuzohet për zjarrvënie

07/08/2026 15:26

Autoritetet greke kanë lënë në paraburgim kryebashkiakun e Stylidës, Giannis Apostolou, të akuzuar për zjarrvënie në lidhje me zjarrin që shkatërroi sipërfaqe të mëdha pyjore pranë Athinës javën e kaluar.

Hetuesit dyshojnë se flakët nisën nga një shkëndijë e kabllove elektrike të administruara nga një kompani private pranë fshatit bregdetar Agios Vasileios, rreth 85 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit grek.

Të nxitura nga erërat që arrinin shpejtësinë 130 kilometra në orë, flakët u përhapën me shpejtësi në shpatet jugore të malit Kithairon dhe arritën pranë një qyteti rreth 40 kilometra larg Athinës.

Apostolou, i cili drejton një kompani instalimesh elektrike të lidhur me një park me turbina ere në zonën e prekur, akuzohet së bashku me një kontraktor për zjarrvënie dhe dëmtim të infrastrukturës publike. Nëse shpallen fajtorë, të dy rrezikojnë më shumë se dhjetë vjet burg.

 

Top Channel