Pas pothuajse 1 viti emigrim dhe 6 tentativave për tu futur në Venezuelë, rikthehet Maria Machado, cili do jetë hapi i radhës i lideres së opozitës?
Serbët që jetojnë në Greqinë e Veriut kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë proteste për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Ata kanë deklaruar orët e fundit se do të shkojnë të votojnë me pizhame në shenjë proteste pasi në Selanik nuk është hapur një qendër votimi në Konsullatën e Serbisë në këtë qytet. Sipas komunitetit serb, arsyeja e dhënë është mungesa e fondeve.
Rreth 2 mijë serbë jetojnë në Selanik dhe një pjesë e tyre janë organizuar përmes rrjeteve sociale për të udhëtuar së bashku drejt Athinës, ku do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës.
Ata kanë vendosur të udhëtojnë me pizhame, si një protestë simbolike, por edhe si shenjë solidariteti me serbët e diasporës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Brazil, të cilët për shkak të diferencës së orës detyrohen në disa raste të votojnë gjatë natës. Lajmin e ka transmetuar në fillim agjensia greke shtetërore e lajmeve ANA e pë pas gjithë mediat ë tjera.
Komuniteti serb në Greqinë e Veriut thotë se në zgjedhjet e mëparshme qytetarët mund të votonin normalisht në Selanik dhe kërkon që kjo mundësi të rikthehet.
Në prag të zgjedhjeve, diaspora serbe në shumë vende po organizon udhëtime të gjata për të arritur në qendrat e votimit, duke e kthyer votën jashtë vendit edhe në një çështje organizimi dhe të drejtash elektorale.
Top Channel