A mund të ketë një marrëveshje me Iranin? Trump: Bisedimet që po zhvillohen janë shansi ynë i fundit për një pakt të mirë

03/08/2026 22:17

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti se negociatat me Iranin janë duke vazhduar, duke theksuar se “ky është shansi i fundit i Iranit për të nënshkruar një dokument të mirë”.

Më parë, udhëheqësi i SHBA-së ishte rikthyer në sulme të ashpra ndaj regjimit iranian, duke hedhur edhe një herë dyshime nëse konflikti po i afrohet fundit.

Ky sulm ndaj udhëheqjes së Teheranit dhe një paralajmërim se bllokada detare do të zgjasë deri në “dorëzimin total” përfaqësojnë një tjetër kthesë nga presidenti i SHBA-së në këto gjashtë muaj lufte.

Top Channel