Foto/ Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa të pabanuara
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Ksamil.
Sipas informacioneve paraprake, Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, ishte pasagjer në furgonin e mallrave, i cili për rrethana ende të paqarta doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, i riu ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë.
“Rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, Ksamil, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç. Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.
Top Channel