Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
Prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka zhvilluar një takim me zjarrfikësit, teksa ka theksuar rëndësinë për gatishmëri gjatë këtyre ditëve të nxehta e të thata vere.
“Ditët që kemi përpara kërkojnë angazhim më të madh”, thekson prefekti Hajdari, teksa shton se ligji do veprojë ndaj kujtdo që rrezikon jetën e qytetarëve dhe pasuritë publike e private.
“Të nderuar qytetarë të Qarkut Tiranë, Në këto ditë me temperatura ekstreme, rreziku nga zjarret është shumë i lartë. Çdo pakujdesi mund të kthehet në një tragjedi për jetën e njerëzve, për pyjet, kullotat, pronën dhe mjedisin tonë.
Së pari, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjitha strukturat që janë në krye të detyrës: shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, aviacionin, Administratën e Zonave të Mbrojtura, strukturat e emergjencave civile të bashkive, drejtoritë e shërbimit pyjor, si edhe vullnetarët pranë njësive administrative. Falë profesionalizmit, gatishmërisë dhe sakrificës së tyre janë parandaluar dhe përballuar me sukses shumë vatra zjarri, (perfshire dhe zjarrin e rënë pas faqes së malit të Dajtit).
Por beteja nuk ka mbaruar. Përkundrazi, ditët që kemi përpara kërkojnë angazhim edhe më të madh. Prandaj u bëj thirrje të gjitha institucioneve të vijojnë punën me të njëjtën disiplinë, koordinim dhe përkushtim, me synimin që çdo vatër zjarri të parandalohet ose të neutralizohet që në momentet e para”.

“Një apel të veçantë kam për çdo qytetar:
Mos digjni barin e thatë, mbeturinat apo mbetjet bujqësore. Tregoni kujdes maksimal me bombolat e gazit, me zjarret në ambiente të hapura dhe mos hidhni bishta cigaresh në natyrë apo përgjatë rrugëve. Mjafton një çast pakujdesie për të shkaktuar pasoja të rënda.
Njëkohësisht, kërkoj nga Policia e Shtetit të intensifikojë kontrollet për identifikimin,ndalimin dhe venjen para drejtësisë të çdo personi që me dashje ose nga pakujdesia, bëhet shkaktar i zjarreve. Ligji do të veprojë me gjithë forcën ndaj kujtdo që rrezikon jetën e qytetarëve dhe pasuritë publike e private.
Mbrojtja e natyrës është mbrojtje e jetës. Mbrojtja e pyjeve është mbrojtje e së ardhmes së fëmijëve tanë. Le të tregojmë përgjegjësi qytetare. Le të jemi të bashkuar dhe vigjilentë. Së bashku do ta mbrojmë Qarkun e Tiranës nga zjarret”, shkruan Shkëlqim Hajdari.

Top Channel