Foto/ Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa të pabanuara

03/08/2026 20:24

Përhapja e shpejtë e flakëve në fshatin Opar, në bashkinë Maliq, ka përfshirë edhe dy banesa të pabanuara.

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave përreth.

Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon.

Top Channel