Tërmeti dhe shpërthimi në qendrën tregtare në Japoni, 3 të vdekur dhe disa të zhdukur

29/07/2026 10:51

Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas tërmetit dhe shpërthimit të fuqishëm në qendrën tregtare Aeon Mall në Kumamoto të Japonisë.

Presidenti i qendrës tregtare, Akio Yoshida, konfirmoi bilancin gjatë një konference për shtyp, duke sqaruar se një njoftim i mëparshëm për katër persona të zhdukur ishte i pasaktë.

Sipas tij, një tjetër person ka pësuar arrest kardiak pas incidentit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në zonë për gjetjen e personave që mungojnë.

Shpërthimi ndodhi pas tërmetit të së martës dhe dyshohet se u shkaktua nga një rrjedhje gazi.

Top Channel