Kryebashkiakja e parë japoneze që mori leje lindjeje, Kawata përfshihet në TIME100 Next, mes figurave më me ndikim
Një influencere kolumbiane është ekzekutuar në mes të rrugës, ndërsa po priste në semafor me makinën e saj.
Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar, ndërsa motivet e ekzekutimit me gjakftohtësi mbeten ende të paqarta.
Dy persona i zunë pritë dhe vranë influencuesen kolumbiane 27-vjeçare Angie Marcela Ramírez Vargas, duke e qëlluar nga afër ndërsa ajo po priste me makinën e saj në semafor, pranë një qendre tregtare të mbushur me njerëz në Pitalito, në jug të Kolumbisë.
#Pitalito 🚨
Así fue la captura del presunto responsable de asesinar a Angie Marcela Ramírez Vargas, este viernes en #PitalitoLas autoridades informaron que tras una persecución y un contundente operativo policial, fue capturado el presunto responsable del homicidio de una… pic.twitter.com/3iTkwKpcd2
— TSM Noticias (@tsmnoticias) July 25, 2026
Sipas dëshmitarëve, një motoçikletë me dy persona iu afrua automjetit të saj dhe pasagjeri hapi zjarr në drejtim të 27-vjeçares.
Pas të shtënave, makina e Angie-s përparoi edhe disa metra, përpara se ajo të humbiste kontrollin e mjetit, raportojnë mediat lokale, mes tyre edhe Caracol.
🚨🇨🇴 | En Pitalito (Huila), un nuevo ataque sicarial dejó como víctima a la joven Angie Marcela, asesinada frente al centro comercial Gran Plaza San Antonio la noche del viernes 24 de julio.#Noticias #Pitalito #Huila #Seguridad pic.twitter.com/5KfkPcsyW3
— InfoColombia (@InfoColombia23) July 26, 2026
Policia rrethoi menjëherë zonën dhe nisi një operacion kërkimi. Një 48-vjeçar u arrestua teksa fshihej në shkurre dhe dyshohet se është personi që qëlloi ndaj viktimës. Ndërkohë, i dyshuari tjetër u arratis në këmbë përgjatë bregut të lumit dhe vijon të jetë në kërkim.
Top Channel