Të paktën 240 shtëpi të djegura dhe mbi 200 mijë të evakuuar, vazhdon beteja me flakët në Francë
Rreth 300,000 njerëz janë urdhëruar të dërgohen në qendrat e evakuimit pas tërmetit, tha agjencia e menaxhimit të emergjencave, raporton The Guardian.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 20 kilometra në jug të Kumamotos, qytetit më të madh në ishullin qendror të Kyushu-së, me një popullsi prej rreth 700,000 banorësh.
Banorët në zonat që ndjenë dridhjet më të forta duhet të jenë vigjilentë për tërmete të tjera të mundshme të forta për rreth një javë, si dhe për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut, tha një zyrtar i Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi ishullin Kyushu në jug të Japonisë, duke shkaktuar të paktën 50 të plagosur dhe dëme në ndërtesa, rrugë e ura.
Lëkundjet u regjistruan në orët e pasdites sipas kohës lokale.
Top Channel