Spanja ‘ndez’ Madridin, 2 milionë persona festojnë titullin botëror me La Roja
Spanja triumfoi në mbrëmjen e 19 korrikut në finalen e Botërorit 2026 duke mundur Argjentinën, në një ndeshje që e dominoi totalisht për 120 minuta duke mos i dhënë asnjë mundësi Messit me shokë t’i kundërpërgjigjeshin lojës së saj.
La Roja ngriti kështu trofeun më të lakmuar në futbollin botëror për herë të dytë në historinë e saj duke përsëritur suksesin e 2010.
Ashtu siç ishte deklaruar më parë, trofeu i Kupës së botës u dorëzua nga presidenti i SHBA, Donald Trump, i shoqëruar nga ai i FIFA, Gianni Infantino siç ndodhi një vit më parë në Botërorin e klubeve.
Në momentin që Trump zbriti në fushë për dorëzimin e trofeut në drejtim të tij vërshyen fishkëllimat dhe sikur të mos mjaftonte kjo, por pasi ia dha kupën kapitenit të Spanjës Rodri, ky i fundit me një gjest të tij e largoi nga podiumi Donald Trump pasi ky i fundit donte të ishte në foton e këtij momenti.
Trump somehow always ending up in every trophy lift is killing me😂pic.twitter.com/OVnC3EnJdV https://t.co/WjlRyJpWbv
— AB⚕ (@AbsoluteBruno) July 19, 2026
Top Channel