Pushimi i pjesës së parë zgjati më shumë se një pjesë loje, rekord i pazakontë në finalen e Botërorit

19/07/2026 23:33

Finalja e Botërorit 2026 ka regjistruar një statistikë të pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe analistëve.

Pushimi mes dy pjesëve zgjati plot 27 minuta e 24 sekonda, një kohë shumë më e gjatë se ajo që parashikon zakonisht futbolli.

Në fakt, ndërprerja në mes të pjesëve ishte vetëm rreth dy minuta më e shkurtër se koha efektive e lojës në pjesën e parë, e cila ishte 29 minuta e 42 sekonda. Një krahasim që tregon përmasat e jashtëzakonshme të spektaklit jashtë fushe në ndeshjen më të rëndësishme të turneut.

Arsyeja kryesore e këtij pushimi të zgjatur ishte ceremonia e madhe e organizuar në interval, pjesë e konceptit të ri të FIFA-s për finalen e Botërorit, me një shfaqje speciale për miliona shikues në mbarë botën.

Ky moment ka hapur edhe një debat të ri në futboll: nëse finalja e Botërorit po shkon drejt një formati më shumë spektakël global, ku ceremonia, marketingu dhe argëtimi marrin një hapësirë gjithnjë e më të madhe, apo nëse ndërprerje të tilla rrezikojnë të ndikojnë në ritmin dhe emocionin sportiv të ndeshjes.

Top Channel