Video/ Trajneri i Argjentinës përlotet para gazetarëve, e gjithë salla ngrihet në këmbë
FIFA ‘fërkon duart’ pasi pret që nga ky botëror të regjistrojë një rekord të ardhurash që mund të kapë kufirin e 15 miliardë dollarëve(13 miliardë euro), një shifër kjo që është më e lartë nga vlerësimi i bërë prej 11 miliardë dollarë(9.6 miliardë euro).
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike ‘The Guardian’ sipas së cilës kjo rritje u ndikua nga tregu dytësor i rishitjes së biletave nga të cilat FIFA mban komisione prej 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi dhe nga biletat që përfshijnë shërbimet premium.
Sipas të përditshmes britanike, duke qenë se ka mundësi që federatat kombëtare do të përfitojnë nga rritja e fondeve të përcaktuara për to nga FIFA, kjo do të reflektohet pozitivisht edhe në pozicionin e presidentit të qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino, sidomos atyre që e preferojnë më pak.
Për më tepër, gjithnjë sipas The Guardian, tashmë janë 200 federata, dmth praktikisht të gjitha që e kanë dhënë mbështetjen e tyre për Infantinon në prag të rizgjedhjes së tij në postin e presidentit të FIFA.
Po kështu, thekson e përditshmja britanike, suksesi i eventit përforcon edhe hipotezën që SHBA të kthehen të presin një tjetër botëror në një të ardhme të afërt. Edicionet e 2030 (Marok, Spanjë e Portugali) dhe të 2034 (Arabia Saudita) janë përcaktuar tashmë, por për 2038 gjithcka është në dyshim dhe SHBA mund të aspirojnë dhe të vendosin kandidaturën e tyre.
Top Channel