Arsene Wenger nuk e fsheh entuziazmin: Një botëror spektakolar, zgjerimi në 48 skuadra funksionoi

19/07/2026 12:40

Arsene Wenger nuk e fsheh entuziazmin e tij për këtë edicion të Kupës së Botës ku për herë të parë u zhvillua me 48 skuadra pjesëmarrëse. Për ish trajnerin e Arsenalit, ky turne rezultoi një sukses i vërtetë dhe kjo formulë funksionoi në mënyrë perfekte.

‘Kishte shumë pikëpyetje në lidhje me praninë e 48 skuadrave në Botëror, por unë besoj se ishte e nevojshme diçka e tillë sepse disa konfederata nuk kishin mjaftueshëm të përfaqësuar, dhe edhe ideja që disa kombëtare nuk ishin shumë të forta, por të gjitha dyshimet morën përgjigje; kemi parë ndeshje fantastike dhe shumë spektakël-tha Wenger-u pa që hendeku mes skuadrave kombëtare është reduktuar’.

Wenger që është në rolin e përgjegjësit për zhvillimin global të futbollit në FIFA pasi bëri bilancin e këtij edicioni të Kupës së botës, foli për finalen mes Spanjës dhe Argjentinës

‘Spanja ishte më skuadër në mënyrën sesi luajti, ndërsa Argjentina ishte më skuadër në mënyrën sesi është sjellë-shtoi Wenger-një ekip me pak më shumë grintë, një lojë më fizike, tipike për Amerikën e Jugut dhe padyshim me kualitete të shkëlyera dhe një lojtar të jashtëzakonshëm. Spanja ka luajtur një futboll të bazuar te inteligjenca dhe teknike. Besoj se është një mesazh shumë i rëndësishëm për t’iu transmetuar botës: kujtoni se futbolli është më shumë çështje kualiteti teknik dhe inteligjence, sesa të gjitha të tjerat’.

Top Channel