Anglia, Tuchel pas ndeshjes me Francën: Ka zhgënjim, por është medalja e parë që nga 1966, shpresoj që lojtarët të jenë krenarë

19/07/2026 12:02

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel preferon të shohë gotën plot pas fitores me Francën në finalen e vogël të Botërorit 2026 me Tre Luanët që fituan medaljen e bronztë, e para medalje që skuadra angleze fiton që nga viti 1966 kur ajo fitoi titullin e vetëm botëror që ajo ka.

‘Nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur për një medalje të bronztë, por është medalja e parë në 60 vjet, e para e fituar në një Botëror të zhvilluar jashtë Anglisë dhe shpresoj që një ditë futbollistët do të mund të jenë krenarë-tha Thomas Tuchel që gjithsesi nuk e fshehu keqardhjen që skuadra e tij nuk mundi dot të kualifikohet për në finalen e madhe të kompeticionit pasi u mund nga Argjentina.

‘Synonim të bënim realitet ëndrrën më ambicioze të mundshme-shtoi Tuchel-kishim një ambicie të jashtëzakonshme për të arritur finalen e Botërorit. Kështu që kur dështon, është shumë shumë e dhimbshme dhe kjo dhimbje do të vazhdojë për  ca kohë’.

Tuchel më pas mbrojti zgjedhjet e bëra prej tij në ndeshjen me Argjentinën për të cilat mori kritika shumë të forta

‘Ndërtuam diçka shumë speciale në javët e fundit dhe nuk do të biem në kompromise në këtë pikë, por konfirmoj atë që kam thënë; duhet të luajmë një futboll më të mirë, të menaxhojmë më mirë ndeshjet nën presion dhe të marrim vendimet më të mira në ato momente-tha Tuchel.

Top Channel