Nga njëri stadium, në tjetrin, Gianni Infantino, 93 mijë km të përshkuara në 3 shtete

18/07/2026 19:58

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino fluturoi në 3 vendet që pritën Botërorin 2026 duke përshkuar thuajse 93 mijë km që është njësoj si t’i vish rreth e rrotull botës 2 herë.

Zvicerani e ka bërë këtë në bordin e një avioni privat të Qatar Airëays për përdorimin e të cilit FIFA bën pagesën. Vetëm për karburantin kostoja e udhëtimeve të Infantinos ishte 350 mijë dollarë  duke gjeneruar rreth 700 tonelata dioksid karboni që është e barabartë me gjurmën vjetore të karbonit të 40 amerikanëve të mesëm.

Ajo që i bëri llogaritë ishte agjencia e njohur Bloomberg sipas së cilës për të përshkuar me avion kilometrat e Infantinos, një udhëtari mesatar që përdor avion privat do t’i duhet një vit i tërë.

Top Channel