Hetimet e FBI për Claudio Tapia, ngrihet hipoteza për blerje apartamentesh me fondet e marra nga Federata Argjentinase

18/07/2026 19:31

Ka të reja nga hetimet e FBI për Claudio Tapia dhe Federatën Argjentinase të Futbollit. Mësohet se gjatë këtyre hetimeve kanë dalë në dritë 4 apartamente të blera nga Javier Faroni dhe bashkëshortja e tij Erica Gillettë për një shumë totale prej 11 milionë dollarësh.

Dyshimi i agjentëve federalë është që këto para të investuara në pasuri të paluajshme janë pjesë e shifrës prej 300 milionë dollarëve ‘të zhdukur’ nga arkat e qeverisë së futbollit argjentinas dhe që kanë kaluar në SHBA përmes TourProdEnter LLC të Faroni. 

Lajmi publikohet nga e përditshmja amerikane Miami Herald dhe ajo argjentinase El Clarin. Pak javë më parë, e përditshmja tjetër argjentinase ‘La Nacion’ foli për hetimet e hapura nga FBI në lidhje me manovrat e Claudio Tapias dhe përgjegjësit të thesarit në AFA, Pablo Toviggino, që kishte siguruar një urdhër ligjor për të ndaluar gazetarin Nicolas Pizzi të flasë për çështjen duke e denoncuar. Ndërkaq, operacioni i FBI vazhdon dhe do të sjellë zhvillime të reja në javët në vazhdim.

Top Channel