Mesazhi i Presidentit Macron për Didier Deschamps: Fundi i një epoke për “Les Bleus”
Sulmuesi i Spanjës Borja Iglesias që njihet në Spanjë si një person aktivisti, i ka të qarta idetë se çfarë do të bëjë nëse do të jetë përballë Donald Trump në ceremoninë përmbyllëse pas përfundimit të ndeshjes finale të Botërorit me Argjentinën.
Iglesias ka folur për revistën futbollistike spanjolle Panenka e ku iu bë edhe pyetja në lidhje me një mundësi të tillë
‘Shpresoj ta përshëndes në një moment kur të jemi të gjithë shumë të lumtur dhe që të përfundojë shpejt në mënyrë që të mund ta harroj-tha Iglesias-nuk besoj se ky është momenti për të krijuar polemika, njerëzit e dinë shumë mirë se çfarë mendoj. Do të më pëlqente të bëja shumë gjëra, por e vërteta është se edhe pse njerëzit mendojnë se unë jam i plotfuqishëm, nuk kam kaq fuqi sa të përballoj disa çështje’.
Finalja e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës do të luhet në mbrëmjen e së dielës në MetLife Stadium në New York më La Roja që do të kërkojë titullin e saj të dytë botëror në historinë e saj, ndërsa Albiceleste synon titullin e katërt dhe të dytin radhazi.
Top Channel