Itinerari i autorëve të plagosjes së 50-vjeçarit në Sarandë, u larguan me motor drejt varrezave dhe humbën gjurmët, nisin kontrollet nga deti Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku ka mbetur i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati.
Sipas informacioneve paraprake, Rubati është qëlluar nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motomjet dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri, i cili ka marrë tre plumba, u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës dhe më pas u nis drejt Tiranës.
Pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe janë blinduar hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Burime paraprake dyshojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Thimjo Rubati është një emër i njohur për autoritetet, pasi rezulton i skeduar më herët për vepra të ndryshme penale, mes tyre trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje dhe trafik mjetesh motorike.
Top Channel