Anglia, zhgënjimi i Tuchel: Lejuam shumë pas avantazhit, i kuptoj kritikat
Spanjë-Argjentinë është e destinuar të luhet. Nuk u mundësua zhvillimi i kësaj supersfide si Finalissima me kampionen e Evropës përballë asaj të Amerikës Latine, por tani ky duel merr një peshë akoma më të madhe sepse do të përcaktojë skuadrën mbretëreshë të botës në Botërorin 2026.
Spanjë-Argjentinë fillimisht ishte programuar të luhej në 27 mars në Katar, u anulua për shkak të situatës në Gjirin Persik pas një sulmi ushtarak të SHBA e Izraelit në Iran. Nuk kishte data të tjera të disponuesheme dhe nuk u mendua më për riprogramimin e kësaj ndeshjeje.
UEFA kërkoi një plan B, por që nga ai moment shpërtheu një luftë e vërtetë diplomatike. Qeveria e Futbollit evropian i tentoi të gjitha; në fillim propozoi Santiago Bernabeu në Madrid me biletat që do të ishin në kuota të barabartë për tifozeritë e të dyja skuadrave, por Argjentina refuzoi. Më pas propozoi formulën vajtje-ardhje (Madrid e Buenos Aires), por edhe në këtë rast Federata Argjentinase refuzoi. Spanja dhe UEFA propozuan edhe datën 30 mars në një stadium neutral në Evropë, por edhe ky propozim u hodh poshtë. Argjentina ishte e disponueshme të luante në 31 mars, një datë që u konsiderua e papraktikueshme nga evropianët. Rezultati? Finalissima u anulua me keqardhjen e thellë të UEFA
U anulua, por jo plotësisht sepse fati deshi që të dyja këto superfuqi të bënin një ecuri të jashtëzakonshme në Botërorin 2026 dhe të arrinin në aktin final të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik. Dhe kështu në MetLife Stadium në Neë York në 19 korrik do të kemi përplasjen e shumëpritur të titanëve vetëm se në këtë rast në lojë është çatia e botës.
Top Channel