Manovrat e Milanit, ëndrra e vërtetë e kuqezinjve për sulmin është Foden, por varet nga…Leao
Kur mendon se të dielën do të jetë vallëzimi i fundit i Lionel Messit në botëror të kap pak malinkonia. Kanë kaluar 21 vjet nga ai 17 gushti i vitit 2005, dita kur ‘Pleshti’ bëri debutimin e tij me Argjentinën duke i dhënë jetë një historie dashurie plot me kënaqësi, por që në ndonjë rast i ka dhuruar edhe zhgënjime.
‘Pauza’ e 10 viteve më parë.
Mendja shkon menjëjerë në vitin 2016 në atë finale të mallkuar të Copa America kundër Kilit e humbur me penallti dhe me një 11 metërsh të gabuar nga vetë Lionel Messi. ‘Vendimi është marrë. Bëra gjithçka për të tentuar të fitoj diçka, por nuk ia dola. Eksperienca me Seleccion mbyllet këtu’-ishte deklarata e Messit pas ndeshjes që shkaktoi shumë polemika mes tifozëve argjentinas. Në rrjetet sociale vërshuan krahasimet me Diego Armando Maradonën dhe shumë deklaronin se Diego nuk do ta braktiste kutë kombëtare, mbetet njeriu-skuadër më i madh që është parë në fushën e lojës. Por ‘tërheqja’ e Messit zgjati shumë pak, pasi ai vetëm pak muaj më vonë bëri prapakthehu në vendimin e tij, i bindur edhe nga Pibe De Oro. ‘Leo duhet të qëndrojë në kombëtare. E lanë vetëm, unë nuk dua ta lë vetëm’-ishin fjalët e Maradonës
Pika e kthesës
Dy vjet më vonë, eliminimi në Botërorin e Rusisë, historia mes Messit dhe Argjentinës ndryshon njëherë e mirë; ‘Pleshti’ nisi të përgjigjej në fushën e lojës atyre që e akuzonin se nuk ishte një lider dhe në 2021 e udhëhoqi kombëtaren e tij drejt fitores së Copa America duke i dhënë fund një thatësire trofesh që mungonte që nga 1993. Në 2022, erdhi dhe triumfi i shumëpritur; skuadra Albicelese e Scalonit u shpall kampione e botës dhe Messi u bë heroi i një populli të tërë e për dikë edhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Aktualisht, Messi nuk dëshiron të rreshtë së mahnituri dhe Botërori që po luan prej 1 muaji është prova më e qartë. Në fitoren ndaj Anglisë në gjysmëfinale, 39 vjeçari theu rekorde të tjera dhe pas pak ditësh do të tentojë të kalojë edhe Maradonën që vetëm njëherë është shpallur kampion bote në 1986
Shifrat e 2026
Në moshën 39 vjeçare, shifrat e regjistruar në botërorin amerikan nga Lionel Messi janë impresionuese nëse i lexon edhe në kontekstin e deklaratës së bërë në mbrëmjen e së mërkurës. ‘Lashë vendimin tim pezull deri në çastet e fundit-ishin fjalët e Messit-prej një viti përgatitem me këtë objektiv; në edicionin e fundit të Copa America nuk isha në formën më të mirë dhe pata vështirësi. Këtë herë punova fort për të qenë në formën maksimale dhe ia dola. Ndoshta ishte fati; gjërat ndodhin për një arsye’.
Ylli i Inter Miami ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asist në këtë kupë bote duke e shënuar emrin në tabelën e të gjitha ndeshjeve të kompeticionit. Sikur të mos mjaftonte kjo; Messi është protagonist i një serie të jashtëzakonshme me klubin dhe kombëtaren, pasi janë 13 ndeshje radhazi që shënon apo jep asist për shokët e skuadrës. Edhe pak i duhet për të barazuar rekordin e tij personal me 14 ndeshje të vitit 2011. Por nuk mbyllet me kaq. Në gjysmëfinalen ndaj anglezëve, Messi kompletoi 9 dribbling dhe dha 2 asist; sipas të dhënave të disponueshme(që nga 1966) ai bëhet futbollisti i parë që ia del ta bëjë këtë në një ndeshje të vetme me eliminim direkt në një Kupë Bote. Messi kryeson edhe klasifikimin e shënuesve më të mirë në historinë e kampionateve botërore me 21 gola dhe do të kërkojë t’i shkëputet Mbappe që është me 20 gola dhe të mbajë këtë rekord për të paktën 4 vjet.
Pra, të dielën Messi mund të shkruajë kapitullin e fundit të mrekullueshëm të historisë të Argjentinës, por sido që të shkojnë gjëra, ai është tashmë një legjendë dhe të mendosh se përpara 10 viteve ai donte të linte kombëtaren argjentinase…
Top Channel