Legjendari Pelè, fanella e botërorit të 1958 u shit në ankand për një shifër marramendëse
16/07/2026 23:42
Pelè ka gdhendur fort emrin e tij në historinë e futbollit botëror. Është i vetmi që ka fituar 3 kampionate botërorë dhe për vite me radhë ka mahnitur botën me talentin e tij.
Triumfin e parë botëror, legjenda braziliane e futbollit e ka arritur në vitin 1958, në edicionin e zhvilluar në Suedi duke mundur skuadrën vendase 5-2.
Dhe tani fanella e Pele’ është shitur në ankand dhe ishte shtëpia e ankandeve Sotheby’s ajo që mori përsipër ta nxirrte në shitje.
Rezulton se blerësi që fitoi këtë ankand shpenzoi plot 4 milionë e 800 mijë dollarë për të siguruar këtë fanellë, që është objekt i lidhur me një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e futbollit.
Top Channel