Botërori 2026/ Një tjetër risi e FIFA, unaza festive për kampionët si në sportet amerikane
Donin finalen e madhe, por duhet të kënaqen me atë të voglën. Ajo e së shtunës mes Francës dhe Anglisë në Miami është ndeshja e ngushëllimit, një sfidë që francezët nuk duan ta luajnë.
Edhe anglezët nuk është se janë shumë entuziastë për të zbritur në fushën e lojës, por ajo humbje e pastër ndaj Spanjës e ka demoralizuar skuadrën e Didier Deschamps që është iu detyruar të gjejë argumenta për të motivuar të tijët përpara se t’i thotë lamtumirë kombëtares së Francës për t’ia lënë vendin Zinedine Zidane.
HUMORI— Sipas ‘L’Equipe’ që ka citon disa burime pranë Bluve, askush nga futbollistët nuk do të donte të luante kundër Anglisë. ‘Askush nuk ka dëshirë të zbresë në fushë’-shpjegon një nga burimet e të përditshmes franceze-askush nuk do që ta luajë këtë ndeshje, erdhën në Botëror për tjetër gjë dhe janë kundër zhvillimit të saj’.
Pra zhgënjimi është i madh, por edhe në kampin anglez është e njëjta gjendje shpirtërore. ‘Askush nuk dëshiron ta luajë-deklaroi në fakt Tuchel pas humbjes me Argjentinën-sepse ne donim finalen e madhe dhe dhamë gjithçka për t’ia dalë mbanë. Të gjithë luajnë për të fituar, por ja që është kështu dhe në fund jemi profesionistë dhe do të luajmë ndaj Francës’
OBJEKTIVAT— Mbrëmjen e së martës, disa futbollistë francezë e kishin të vështirë të shpjegonin atë humbje ndaj Spanjës, paaftësinë për të reaguar dhe për të prodhuar lojën e shkëlqyer që i solli deri në gjysmëfinale. Dhe kështu, dikush në vend që të flinte preferoi të rishohë ndeshjen më synimin që të kuptonte arsyet e disfatës. Kjo është klima që mbizotëron te skuadra franceze, pavarësisht impenjimit të fundit zyrtar në program.
Kështu Deschamps duhet të gjejë stimujt e duhur. Objektivi sidoqoftë është të mbyllin këtë botëror të paktën në podium dhe trajneri nuk dëshiron që të mbyllë 14 vitet e tij në drejtimin e Francës me një humbje.
Sidoqoftë alternativat nuk mungojnë dhe në fushë mund të zbresin lojtarë që deri tani janë aktivizuar shumë pak si Akliouche, Zaire-Emery apo që shpresonin të luanin më shumë si Cherki, Gusto o Konaté. Ndërsa Mbappe pavarësisht hidhërimit është gjithsesi i motivuar nga konkurrenca me Messin dhe mundësia për të vendosur rekordin e golave të shënuar në kampionatet botërore, përpara se të hapet një cikël i ri me Zinedine Zidane në stol.
Top Channel