Anglia e Tuchel u eliminua, vijon ‘mallkimi’, asnjë trajner i huaj nuk e ka fituar Botërorin

16/07/2026 21:13

‘Mallkimi’ i trajnerëve të huaj në kampionatet botërore vijon. Me humbjen e Anglisë së Thomas Tuchel ashtu sikurse edhe në 22 edicionet e mëparshme, as në këtë edicion të Kupës së Botës nuk do të triumfojë një trajner i huaj kombëtareje.

Italia e Lippit, Gjermania e Loew, Franca e Deschamps dhe jo vetëm, ka një karakteristikë që i bashkon të 22 skuadrat që kanë triumfuar në kampionatet botërore; të gjitha janë drejtuar nga trajnerët e vendeve të tyre respektive. Asnjë trajner i huaj kombëtareje nuk ka fituar  në një kupë bote dhe pas eliminimit të Anglisë së gjermanit Thomas Tuchel, ky ‘mallkim’ është i destinuar të vazhdojë të paktën deri në vitin 2030. Në finale të këtij viti në fakt do të jenë Spanja dhe Argjentina të drejtyuar nga Luis De La Fuente dhe Lionel Scaloni.

Në këtë edicion të Kupës së Botës kanë qenë disa trajnerë të huaj, përveç Tuchel kanë qenë Montella (Turqia), Ancelotti (Brazili) dhe Cannavaro (Uzbekistani) e deri te Pochettino (SHBA), Lopetegui (Katari), Potter (Suedia) dhe Garcia (Belgjika).

Gjysmëfinalja e arritur nga Anglia e Tuchel është një rezultat i mirë, por gjermani nuk hyn te trajnerët e huaja më të mirë në historinë e botërorëve. Vetëm dy trajnerë të huaj kombëtaresh kanë arritur në finale; George Raynor me Suedinë në 1958, që u mund nga Brazili i Pelé, dhe Ernst Happel me Holandën në 1978, që u mund nga Argjentina

Të gjithë trajnerët që kanë fituar një botëror

2022: Argjentina, Scaloni (Puyato, Argjentinë)

2018: Francia, Deschamps (Bayonne, Francë)

2014: Germania, Loew (Schönau im Schwarzwald, Gjermani)

2010: Spagna, del Bosque (Salamanca, Spanjë)

2006: Italia, Lippi (Viareggio, Itali)

2002: Brasile, Scolari (Passo Fundo, Brazil)

1998: Francia, Jacquet (Sail-sous-Couzan, Francë)

1994: Brasile, Parreira (Rio de Janeiro, Brazil)

1990: Germania, Beckenbauer (Mynih, Gjermani)

1986: Argentina, Bilardo (La Paternal, Argjentinë)

1982: Italia, Bearzot (Aiello del Friuli, Itali)

1978: Argentina, Menotti (Rosario, Argjentinë)

1974: Germania, Schon (Dresden, Gjermani)

1970: Brasile, Zagallo (Maceió, Brazil)

1966: Inghilterra, Ramsey (Dagenham, Angli)

1962: Brasile, Moreira (Miracema, Brazil)

1958: Brasile, Feola (San Paolo, Brazil)

1954: Germania, Herberger (Mannheim, Gjermani)

1950: Uruguay, Lopez (Montevideo, Uruguaj)

1938: Italia, Pozzo (Torino, Itali)

1934: Italia, Pozzo (Torino, Itali)

1930: Uruguay, Suppici (Colonia del Sacramento, Uruguaj)

Top Channel