Video/ Fitorja e parë e Anglisë ndaj Argjentinës? Autobusi i Tre Luanëve parakalon rivalët në autostradë, rrugës për në stadium

15/07/2026 22:12

Edhe rruga drejt stadiumit duket se është kthyer në pjesë të spektaklit mes Anglisë dhe Argjentinës.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka sjellë një moment pikant përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës.

Në pamje shihet autobusi i kombëtares angleze duke kaluar dhe lënë pas autobusin e Argjentinës gjatë rrugës për në stadium. Një moment i zakonshëm jashtë fushës, por që menjëherë është kthyer në material viral për tifozët, duke ndezur edhe më shumë atmosferën përpara një prej dueleve më të mëdha të këtij Botërori.

Tifozët anglezë e kanë interpretuar me humor si një “fitore të parë” ndaj Argjentinës, ndërsa në kampin argjentinas kjo skenë është pritur me buzëqeshje, pasi beteja e vërtetë do të vendoset vetëm në 90 minutat e lojës. Një duel me histori, rivalitet dhe emocione, ku edhe një parakalim autobusi mjafton për të ndezur imagjinatën e tifozëve.

Top Channel