Në Francë e kapin me Olise: E vumë në një tryezë me Zidane e Platini, por nuk është as në kuzhinën e tij
Në 19 korrik do të zhvillohet finalja e madhe e Botërorit 2026 nga ku do të dalë skuadra që do të përkufizohet si mbretëresha e futbollit botëror për 4 vitet në vijim deri në edicionin e ardhshëm.
MetLife Stadium në New York po përgatitet për eventin e madh që do të jetë ditën e dielë, por në këtë pikë është shfaqur një problem; rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të biletave të kësaj finaleje që kanë arritur në nivelin e çmendurisë që kalojnë 32 mijë dollarët me kulmin spekulativ të merkatos së rishitjes së tyre që arrijnë deri në 2 milionë dollarë.
FIFA edhe pse nuk ka fiksuar çmimet përfundimtare, e justifikon fenomenin përmes presidentit të saj Gianni Infantino(që është përgjigjur me ironi polemikave duke premtuar hot dog dhe pije për ata që do të shpenzojnë këto shifra) duke cituar forcën e jashtëzakonshme të merkatos amerikane të argëtimit, ndërsa analiza e krahasuesit SeatPick konfirmon se sot kostoja e biletës më ekonomike shkon rreth 4451 euro dhe ajo e luksit në rreth 190 mijë euro.
Top Channel