SHBA, Balogun pas polemikave: E dija që rasti im do të nervozonte skuadrën.

14/07/2026 21:02

‘E dija që anulimi i skualifikimit tim do të ngjallte shumë polemika’-Folarin Balogu thyen heshtjen për herë të parë teksa foli për CBS në lidhje me çështjen që e bëri protagonist në Botëror.

I ndëshkuar me karton të kuq në 1/16 e finaleve ndaj Bosnjes, sulmuesi amerikan ishte i skualifikuar, por më pas FIFA e la pezull skualifikimin dhe kështu ai do të mund të luante ndaj Belgjikës. Më pasu zbulua se presidenti Donald Trump kishte telefonuar atë të FIFA, Gianni Infantino për të kërkuar drejtësi për Balogun.

‘Reagimi im i parë ishte gëzimi që u ktheva në skuadër-shpjegoi sulmuesi i SHBA-por kur nisa ta mendoja, kuptova se kjo do të kishtë shkaktuar shumë polemika dhe thuajse perceptova një lloj nervozizmi mes shokëve të mi të skuadrës sepse bëhej fjalë për një episod unik’.

Pasi theksoi se faulli ndaj Muharemovic sipas mendimit të tij në sfidën me Bosnjen nuk ishte për t’u ndëshkuar me karton të kuq, Balogun  tregoi pragndeshjen me Belgjikën.

‘U përpoqa të përqendrohesha sa më mirë që të ishte e mundur, teksa ndeshja afronte, por ishte e vështirë-vijoi Balogun-kishte shumë zhurmë nga jashtë dhe ishte e vështirë për ta evituar’.

Top Channel