Video/ Momente tmerri në Ukrainë! Gruaja filmon veten kur një raketë bie vetëm pak metra larg saj, shpërthimi lë tre të vdekur dhe 22 të plagosur
Partia Demokratike pritet të zhvillojë nesër garën për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturave të saj.
Sipas raportimit të gazetares Elda Menga, Flamur Noka duket se është në rrugën e rikonfirmimit si nënkryetar i PD-së, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i një sfidanti përballë tij.
Ndërkohë, zgjedhja e Gazment Bardhit si nënkryetar nuk pritet të jetë surprizë, pasi ai mban edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Sipas statutit të PD-së, kryetari i grupit parlamentar duhet të mbajë edhe postin e nënkryetarit të partisë.
E njëjta gjë vlen dhe për Agron Gjekmarkaj, i cili pritet të vijojë të mbajë detyrën e nënkryetarit të partisë dhe Kuvendit.
Në garën për postet e nënkryetarëve pritet të jenë edhe emrat e Luçiano Boçit, Klevis Balliut dhe Belind Këlliçit.
Ndërkohë, pritet që në drejtimin e partisë të ketë edhe një përfaqësim nga gratë. Një prej emrave të përfolur është Erisa Bajaziti, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.
Top Channel