Mbreti i pankinës në Kupën e Botës, Deschamps thyen rekordin 60-vjeçar

14/07/2026 21:30

Didier Deschamps ka shkruar historinë e futbollit botëror duke u bërë trajneri kombëtar me më shumë ndeshje të drejtuara ndonjëherë në Kampionatin Botëror.

Me udhëheqjen e Francës në katër edicione radhazi, 2014, 2018, 2022 dhe 2026, francezi arriti shifrën e 25 ndeshjeve, duke barazuar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga ish-trajneri i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schön, i cili kishte drejtuar 25 ndeshje duke udhëhequr Gjermaninë Perëndimore në katër Botërorë radhazi nga 1966 deri në 1978.

Në vazhdimin e rrugëtimit të tij në edicionin e 2026-s, Deschamps arriti fitoren e 20-të si trajner pas fitores 2-0 ndaj Marokut në çerekfinale, duke u bërë trajneri i parë që arrin 20 fitore në histori të Botërorëve, dhe kjo ishte edhe ndeshja e tij e 25-të në krye të Francës.

Në renditjen e trajnerëve me më shumë ndeshje të drejtuara, vendin e tretë e zë brazilani Carlos Alberto Parreira, me 23 ndeshje, pasi drejtoi pesë kombëtare të ndryshme në gjashtë Botërorë, një rekord tjetër i pazakontë në botën e futbollit ndërkombëtar.

Top Channel