“Hapni dosjet!”/ Federata Angleze sfidon Infantinon dhe kërkon hetim për dy çështjet që tronditën FIFA-n
Argjentina dhe Anglia do të përballen mes tyre në gjysmëfinale të Botërorit, një ndeshje kjo që ndihet shumë nga të dyja skuadrat edhe për vetë historikun e saj.
Futbollisti argjentinas, Alexis Mac Allister foli për të përditshmen Olé përpara kësaj ndeshje teksa ktheu në vëmendje çerekfinalen e Botërorit të 1986.
‘Shpresojmë të bëjmë diçka të ngjashme që u realizua në 1986-tha Mac Allister-për ne si vend Diego është një flamur shumë i rëndësishëm. Të frymëzohësh nga ajo që bëri Diego është e komplikuar. Është thuajse e pamundur të bësh gjërat që bënte ai brenda në fushën e lojës. Vetëm Leo mund ta bëjë. Në këto ditë janë shfaqur golat e tij, videot e Diegos, të ndeshjes së 1986. I shohim dhe na inkurajojnë. Anglia luan me skemën 4-4-2 dhe nuk besoj se do të ndryshojnë shumë në gjysmëfinale. Nuk kanë ritmin që karakterizon Premier League, por ne po përgatitemi’.
Top Channel