Franca, Didier Deschamps: Spanja ishte superiore, por pyes veten nëse arbitri ishte në lartësinë e duhur
Ndeshja mes Anglisë dhe Argjentinës është ajo që ka rrezikun më të lartë në këtë botëror, të paktën deri tani. FBI nuk ka dyshime dhe për këtë arsye po koordinohet me autoritetet lokale për të përforcuar sigurinë në Atlanta duke qenë se pritet të vijnë me mijëra tifozë.
Përafërsisht 30 mijë për secilën prej skuadrave edhe pse tifozët e Messit me shokë mund të kalojë numrin e atyre anglezë edhe pse me diferencë shumë të vogël
Edhe pse nuk do të ketë agjentë të tjerë të UK Football Policing, alarmi është i lartë dhe autoritetet britanike po punojnë ngushtë me forcat lokale të rendit.
Duke parë rivalitetin e madh mes dy tifozerive, janë përpiluar plane për të drejtuar tifozët në bare të caktuara në tentativë për të evituar kontaktet direkte dhe si pasojë për të reduktuar mundësitë e përleshjeve mes tyre.
Për të dy tifozeritë janë vendosur kangjella të ndara në hyrje të Mercedes-Benz Stadium edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ata të hyjnë në kontakt me njëri-tjetrin ne tribunë dhe të ndjekin ndeshjen së bashku. Policia e Atlantës ka vendosur personel shtesë në rrugë jo vetëm pranë stadiumit, por edhe në zonat e argëtimit ku shumë tifozë pritet të vërshojnë. Dhe në fakt është e mundur që shumë të vijnë në Georgia në kërkim të një bilete dhe nëse nuk e gjejnë do të shkojnë në fan zone për të ndjekur këtë ndeshje që ka ngjyrat e një finaleje.
Top Channel