Spanja, De La Fuente në prag të gjysmëfinale: Për finalen, gjithçka e hapur, më e mira e Yamal duhet ende të vijë

13/07/2026 12:54

‘Të jesh në gjysmëfinalen e një Botërori është shumë e vështirë, të gjithë rivalët janë ekipe të mëdhenj, por edhe në si skuadër jemi të fuqishëm. Gjithçka është e hapur për në kalimin në finale’-kështu u shpreh Luis De La Fuente, trajneri i Spanjës në prag të ndeshjes me Francën ndaj së cilës do të kërkojë të fitojë për të shkuar në aktin final të Botërorit 2026 në 19 korrik.

Trajneri iberik foli në një intervistë për Cadena Ser gjatë së cilës, ai e përkufizoi skuadrën transalpine si një prej kandidateve për triumfin final duke nënvizuar se të dyja skuadra janë përmirësiar dhe se sfida e së martës nuk do të ketë të bëjë aspak me të kaluarën.

Sytë padyshim do të jenë sërish te Lamine Yamal për Spanjën me 19 vjeçarin që ende nuk e ka shfaqur të gjithë potencialin e tij me De La Fuenten që u shpreh i bindur se ai ende nuk e ka luajtur ndeshjen e tij më të mirë.

‘Është shumë i motivuar, ka shumë dëshirë, ne duhet të frenojmë pak ankthin e tij. Po përjeton procesin natyral të rritjes dhe maturimit-shtoi De La Fuente

Më pas trajneri i La Roja nuk i kurseu elozhet për kapitenin Rodri të cilin e përkufizoi si një futbollist shumë të rëndësishëm, një pikë referimi për të gjithë strukturën e skuadrës dhe lojtarin më të mirë në botë në rolin e tij edhe pse përmendi edhe vlerën e mesfushorëve si Pedri, Fabian Ruiz dhe Zubimendi. Përsa iu përket lojtarëve të dëmtuar, Nico Williams dhe Victor Munoz, De La Fuente theksoi janë në gjendje perfekte duke lënë të kuptohet se mund të gjejnë hapësirë në sfidën ndaj Francës.

Top Channel